Rreth nesh

 
 
Koka Tax&Accounting është zyrë kontabiliteti me 15 vjetë ekperiencë në fushën e financave dhe të kontabilitetit. Kompania zotëron liçencë në fushën e kontabilitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe staf profesional me experiencë dhe edukim adekuat.

Ne synojmë të arrijmë zhvillim dhe implementim të standardeve më të reja nëpërmjet shërbimeve që i ofrojmë: kontabilitet, konsulencë financiare dhe fiskale , hapje aktiviteti biznesor, program për trajnim të stafit si dhe këshillim për rekrutimin e burimeve njerëzore në fushën e financave.

Ne krenohemi me të qenit ndryshe nga kontabilistët e tjerë. Ne qartazi ju shpjegojmë punën tonë dhejemi të lumtur për të vepruar si këshilltarë të biznesit në mënyrë që t'ju ndihmojmë në rritjen e biznesit tuaj.

Në kuadër të kompanisë, vepron Koka Akademi përmes së cilës organizohen tjanime profesionale në kontabilitet për kategori të ndryshme si studentë, trajnime për praktikantë, të punësuar, menaxher, etj.

Prej vitit 2019 jemi edhe Distributor i autorizuar i produkteve softverike të Shoqërisë Bilanc, Shqipëri për Maqedoninë e Veriut.

Vlerat tona mbështeten në :
  • Kompetenca nëpërmjet mësimit të vazhdueshëm
  • Pranimi i teknologjive dhe zgjidhjeve të reja
  • Integritet dhe principe etike
  • Vizion
  • Profesionalizëm
  • Punë në ekip

Koka Tax&Accounting do të jetë një partner ideal dhe i besueshëm për biznesin tuaj që nga ofrimi i idesë për themelimin e biznesit si dhe ndjekjen e vazhdimësisë së tij.