Qasje deri te të dhënat kontabël çdoherë
dhe çdokund.
Shërbime kontabël për biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha nga fusha të
ndryshme.
Qëliimi jonë është që evidentimin kontabël t’a sjellim në një nivel të ri të
automatizuar me përpunim automatik të të dhënave. Qasja individuale deri te
secili klient na siguron mundësi për analizë të nevojave dhe përcaktimin e
zgjidhjeve kontabël të dedikuara për nevojat e firmave.
Në varshmëri nga nevojat e klientit, ofrojmë më shumë module të bashkëpunimit,
përfshirë këtu:
- Kontabilitet nga jashtë (outsourcing)- me dorëzimin e
dokumentacionit në formë elektronike apo hard copy.
- Zgjidhje kontabël me sinkronizim të vashdueshëm elektronik mes
zyrës sonë dhe klientëve (përmes SQL zgjidhje on-line)
- Cloud accounting. Klienti ka qasje direkte te zgjidhjet
kontabël nga cilido vend në cilën do kohë përmes internetit
- Lloje të ndryshme të raporteve menaxheriale të cilat klientët
mund t’ua ofrojmë ne në mënyrë periodike ose sipas kërkesave të klientit.
Gjatë punës sonë kontabël përqëndrohemi në
kontroll dhe monitoring të detajizuar të punës suaj me qëllim që më lehtë të
identifikohen mënyrat për përmirësim të vazhdueshëm duke definuar hapat e
duhura drejt suksesit.
Me ne do të merrni shërbim të plotë të kontabilitetit, ndihmë në mënyrën e
organizimit të biznesit tuaj si dhe konsulencë profesionale tatimore.
Me këshillat tona proaktive dhe udhëzimet për veprim, do të merrni sqarim të saktë të ligjeve tatimore të ndërlikuara dhe këshilla se si do t’i implementoni në punën tuaj. Përfshijmë konsulencë dhe shërbime për të gjitha llojet e tatimeve, përfshirë TVSH, tatimin personal, llogaritjen e tyre, dërgimin e raporteve, kthim të tatimeve. Gjithe këto të kryera saktë dhe me profesionalizëm.